MALLAKASTËR- Në bazë të Plan-Veprimit për parandalimin e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Drenovë Mallakastër, në vendin e quajtur “Bregu i Gushës” në një parcelë në pyll, nga shërbimet e policisë u gjetën të kultivuara 80 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Kanabis mallakaster (2)

Nga veprimet hetimore u identifikua autori i kultivimit dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-Meçan Mustaj, 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore në Bashkinë Ballsh.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i kryetarit të fshatit Drenovë, shtetasit:
-Niko Nure, 41 vjeç, banues në fshatin Drenovë.

Kanabis mallakaster (1)

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit Meçan Mustaj dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” në ngarkim të shtetasit Niko Nure.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: