Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për tensionet në veri të Kosovës.

“Agonia dhe kriza dyditore në të cilën na shtyu Albin Kurti tregon se sa është militantist dhe i rrezikshëm është ai njeri. Aq më tepër me vendimin për shtyrjen e afatit për lëshimin e dokumenteve”, Petkoviç.

Petkoviç ka shtuar se presidenti Vuçiç nesër do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Mbrëmë ishim në prag të konflikteve serioze. Plani ishte që forcat speciale të Kosovës të pushtonin veriun e Kosovës. Të gjithë e pamë se me vendimin e Prishtinës për shtyrjen e vendimit, sa shumë gënjeu Albin Kurti duke akuzuar Beogradin se dëshiron të destabilizojë Ballkanin Perëndimor”, tha Petkoviç./ INA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb