Lezha në të gjitha dimensionet e saj, me atraksionet apo destinacionet e shumta që ky qytet ofron për vizitorët si dhe kulaniaria e zonës u prezantuan në një mbrëmje të veçantë mbajtur në Prishtinë.
Atraksionet turistike, artistike dhe gatimet lezhiane u ekzpozuan për të pranishmit që ishin në një aktivitet të madh ku merrnin pjesë autoritetet vendore dhe diplomatë të huaj.

Në mbrëmjen lezhiane ishin të ftuar Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetarë të të gjitha partive parlamentare, 35 ambasadorë të huaj të akredituar në Prishtinë dhe shumë politikanë nga Shqipëria.

Për kryebashkiakin e Lezhës Pjerin Ndreu, qyteti i Lezhës nuk ofron vetëm plazhin dhe detin. Ai ofron pafund mundësi për ta shijuar edhe në aspekte të tjera si destinacionet e tij natyrore, historike, dhe për kuzhinën e pasur. Për këtë qëllim në mbrëmje gatuan edhe shefat e kuzhinës të restoranteve më në zë të Lezhës.

Panairi i verërave, artizanatit, librave me autore lezhjanë, pikturave të Pashk Përvathit, stendat e hotelerisë turistike, performancat e artistëve, vidoet promovuese të bukurive natyrore i dhanë me shumë sharm eventit që u vlerësua me nota të larta nga të pranishmit. Të gjithë kaluan orë të bukura me ngjyra lezhiane në Prishtinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb