Një mbrëmje makthi për PSG dhe të gjithë tifozët e klubit francez. Kylian Mbappe duhet të zëvendësohej nga miqësorja e Francës me Uruguain në minutën e 36’ të lojës.

Sulmuesi kampion bote ka pësuar një dëmtim të frikshëm në shpatull pas ndërhyrjes së portierit uruguaian Campana.

Pasi futet në zonë, portieri i ndërhyn pastër duke i hequr topin me këmbë, por rënia e Mbappe nuk ishte aspak e rehatshme. Ylli i PSG ka rënë në një pozicion shumë të keq në shpatull dhe nuk mund të vazhdonte më lojën.

Ky është lajmi i dytë i tmerrshëm për PSG brenda një pjese loje, pasi edhe Neymar është detyruar të dalë nga fusha pas një tërheqje muskulore.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: