Mund të jetë 90 vjeç, por Mbretersha Elisabet dëshmon se ende di të mbajë nën kontrollin e familjes dhe vendit. Këto foto tregojnë sesi Elisabet shëtit në vendlindjen e saj, Skoci, nusen e shtëpisë, Dukeshën Kate, e cila ka rrëmbyer zemrat e popullit.

Monarkja i tregon nuses së nipit se çfarë është në gjendje të bëjë teksa i çon për një piknik në kodrat e Loch Muick të Balmoral.

Fotografia gjithashtu tregon sesa mikesha të mira ndër vite janë bërë Mbretëresha me Dukeshën dhe sesa shumë kohë shpenzojnë ato sëbashku nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

E teksa Elisabet drejton makinën Range Rover, shfaqet një Kate e buzëqeshur në vendin e parë të pasagjerit, ndërsa pas tyre bodiguardët.

William dhe Kate, mbërritën të enjten në rezidencën private Birkhall të Princit Charles sëbashku me Princin George 3 vjeç dhe vajzën 1 vjeç, Charlotte.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: