BRITANI E MADHE – Mbretëresha Elisabeth e Britanisë se Madhe është pa dyshim mbretëresha e rekordeve. Mbretëresha ka 66 vjet në fron, duke thyer kështu një tjetër rekord të vetin. Ajo është gjithashtu mbretëresha me moshën më të madhe në fron, 92 vjeçe.

Përshëndetja me me dorë është një nga gjestet që nuk mungon asnjëherë në çdo dalje publike të saj. Një lëvizje kjo që tani është bërë pothuajse një traditë për çdo brez dhe ne këtë gjest e kemi parë edhe tek fëmijët e vegjël të princ William, George dhe Charlotte.

Por kohët e fundit mbretëresha na paska fshehur dicka, ajo përdor një dorë false për të përshëndetur. Zbulimi është bërë nga vajza e saj, princesha Anna, e cila në intevistën për Robert Hardman, autorin e librit biografik “Queen Of The World” ka treguar për këtë sekret të vogël të mbretëreshës shkruan The Sun.

“Aktivizohet një levë dhe kështu dora lëviz nga një anë në tjetërn. Kur mbretëresha ka pak nevojë të çlodhet, ajo përdor këtë armë sekrete”- ka shpjeguar princesha, Anna.

Sipas saj dora false është një dhuratë nga disa student australianë. “Në fillim nuk ka pëlqeu që t’i jepnim një dhuratë të tillë mbretëreshës, por asaj i pëlqeu shumë dhe e përdor atë ” përfundoi ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb