Mbretëresha Elizabeth është zotuar të kapërcejë gjëndjen jo të mirë shëndetësore dhe të jetë në kishë ndërsa mbesat Eugenie dhe Zara së bashku pagëzojnë foshnjat e tyre.

Madhëria e saj u detyrua të tërhiqej nga detyra e të Dielës së Përkujtimit pas një ndrydhjeje të shpinës. Por ajo u ka thënë oborrtarëve se është e vendosur të jetë e pranishme kur kushërinjtë e dytë të pagëzohen nesër në Kapelën e All Saints në Great Ëindsor Park, Berkshire .

Ajo do të marrë një vendim për orën e 11-të pasi të ketë marrë këshilla nga mjeku i saj personal atë ditë. Të tjerë të pranishëm do të jenë babai i Beatrice, Princi Andreë , Princi Ëilliam dhe gruaja Kate.

Një burim mbretëror tha: “Madhështia e saj dëshiron shumë të jetë atje pasi ajo e di se sa e rëndësishme është kjo për nipërit dhe mbesat e saj .Është vendosur të jetë një rast familjar dhe një kohë festimi të vërtetë pas disa kohërave sfiduese për disa anëtarë të familjes mbretërore, duke përfshirë edhe vetë Mbretëreshën . Ajo është e prirur të marrë pjesë në një ngjarje kaq të mrekullueshme pas zhgënjimit të madh personal të mungesës së ngjarjeve të Përkujtimit të së dielës së kaluar.”

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb