Mbretëresha britanike Elizabeth II i hoqi titullin prestigjioz CBE regjisorit të dënuar për ngacmim seksual, Harvey Weinstein dhe fshiu emrin e tij nga lista e nderit, sipas rekordit zyrtar publik të raportuar sot.

Weinstein-it iu dha titulli i nderi “Komandant i Perandorisë Britanike” për shërbimet e tij në industrinë britanike të filmit, në vitin 2004, me realizimin e filmit “Pacienti anglez”.

Qindra gra e akuzuan Weinstein-in për ngacmim seksual dhe ai u dënua me 23 vjet burg nga një gjykatës në Nju Jork.

Aktualisht, ai po vuan dënimin e tij në Nju Jork.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb