Mbretëresha Elizabeth II, ka marrë një vendim që pritet të shërbejë për të ardhmen. Ajo thuhet se i ka dhënë bekimin ndihmëses së saj të besuar, për të zbuluar sekretet në një libër që pritet të publikohet së shpejti.

Mes kapitujsh, pritet që të zbulohen detaje të reja nga jeta mbretërore, e sidomos gjatë bllokimit të COVID, ku thuhet se mbretëresha nuk e kaloi aq lehtë sëmundjen.

Ndihmësja mbretërore Angela Kelly, e cila ka qenë me Mbretëreshës për 28 vjet, do të tregojë për vdekjen e Princit Philip si dhe detajet e bisedat e përditshme me Elisabeth. Ky libër do të jetë ballë për ballë me atë të Harry, që gjithashtu pritet të dal në treg në vjeshtë. Princi Harry, 37 vjeç, i cili pati një debat me Angela-n, po i jep dorën e fundit autobiografisë së tij. Ai u akuzua se i bërtiti Angela-s “çfarë do Meghan, Meghan merr” për zgjedhjen e fundit përpara dasmës së tyre mbretërore në 2018.

Mediat britanike shprehen se Mbretëresha i dha personalisht Angelas bekimin e saj për të ndarë lidhjen e tyre të pashembullt me botën dhe Angela është anëtarja e parë në shërbim e familjes mbretërore që i është dhënë kjo leje e jashtëzakonshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb