Mbretëresha Elizabeth II inkurajoi bashkatdhetarët e saj britanik të vaksinohen kundër COVID-19 duke shpjeguar se injeksioni nuk e kishte dëmtuar fare dhe se ishte e nevojshme të “mendohej për të tjerët”.

Monarkja 94-vjeçe, deklaroi se ishte ndjerë e mbrojtur pasi ishte vaksinuar në janar, ashtu si dhe bashkëshorti, princi Philip, 99 vjeç.

Ajo u shpreh gjatë një lidhjeje video të bërë me zyrtarët shëndetësorë të ngarkuar me fushatën e vaksinimit në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut.

”Bërja e vaksinës është një detyrë”, theksoi ajo.

Më shumë se 18 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19 në Britaninë e Madhe, ku fushata e vaksinimit ka filluar në dhjetor.

Objektivi i qeverisë është që të gjithë të rinjtë të marrin të paktën një dozë vaksine deri në fund të korrikut.

Nëse përqindja e atyre që pranojnë të vaksinohen është shumë e lartë me rreth 90%, disa pakica hezitojnë.

“Mora shumë letra nga njerëz që ishin shumë të befasuar nga lehtësia e vaksinimit. Dhe injeksioni nuk dëmtoi aspak”, theksoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb