Ditë më parë pjestarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit, Princ Philipit, i cili humbi jetën në moshën 99-vjeçare. Humbja e tij shkaktoi dhimbje të madhe te familja dhe veçanërisht te bashkëshortja e tij, Mbretëresha Elizabeth.

Së fundmi është mësuar se mbretëresha do të tërhiqet nga detyra mbretërore dhe do i japë mundësi familjarëve që të marrin postin e saj.

“Madhëria e saj u kthye në punë disa ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, por ka të ngjarë të mos kthehet kurrë në orarin e ngarkuar të takimeve të vrullshme”, pretendon ish-korrespondenti mbretëror i BBC Peter Hunt teksa ka folur për “New York Times”.

Ajo do të vijojë të qëndrojë në Kalanë Windsor, ku ka qëndruar pjesën më të madhe të vitit të kaluar gjatë karantinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb