ANGLI- Mbretëresha Elizabeth ka miratuar zyrtarisht sot ligjin që i jep kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar fuqinë për të nisur bisedimet për daljen nga BE. Ligji u miratua mbrëmjen e së hënës nga të dyja dhomat e Parlamentit.

Ai i mundëson kryeministres Theresa May të njoftojë Brukselin se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja. Njoftimin do ta pasojë një proces dyvjeçar i negociatave. May ka thënë se do ta nisë procesin në fund të këtij muaji.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb