Mbretëresha Letizia e Spanjës, ka pezulluar aktivitetet publike të planifikuara për nesër pasi rezultoi pozitive me koronavirus, bëjnë me dije mediat iberike si agjencia Efe dhe El País, duke cituar burime nga Shtëpia Mbretërore.

Letizia ka “simptoma të lehta” për momentin, thanë burimet.

Burri i saj, Mbreti Felipe VI, kaloi Covid shkurtin e kaluar. Ditën e djeshme, Felipe, Letizia dhe dy vajzat e tyre Leonor dhe Sofia morën pjesë në një ceremoni ku u ndanë disa çmime në Katalonjë.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb