Së fundmi, mbretëresha Letizia e ka bërë zakon të përsërisë pamjet me të cilat është shfaqur edhe më parë. Nuk është çudi, edhe pse me një gardërobë kaq të madhe me dizajne të pabesueshme, monarkja e Spanjës tenton të përziejë dhe t’i kombinojë në një mënyrë tjetër rrobat që ka veshur më parë. Megjithatë, asaj i pëlqen të provojë herë pas here pjesë të reja, siç bëri në look-un e saj të fundit.

Mbretëresha Letizia dhe Mbreti Felipe VI udhëtuan në Andaluzi për të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve Macael, në të cilën në 2002 ajo shërbeu si Mjeshtre e Ceremonisë – kur nuk ishte ende e martuar me mbretin aktual. Për këtë rast, Mbretëresha lançoi një palë këpucë të reja dhe ajo zgjodhi asgjë më shumë dhe asgjë më pak se modelin ‘Bing 100’ të Jimmy Choo në rozë pastel, prej lëkure me një rrip të mbushur me kristal, që ofronte shumë shkëlqim dhe e bën atë zgjedhje perfekte për t’u veshur me fustan të zi dhe për t’u bërë fokusi i të gjithë pamjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

Fustani i zi që zgjodhi mbretëresha ishte një midi me shpatulla të zbuluara, një zgjedhje që nxirrte në pah pjesën e sipërme të trupit të saj të tonifikuar. Ajo e kompletoi look-un e saj me vathë të thjeshtë dhe një topuz balerine, që vetëm sa konfirmon se mbretëresha këtë herë është frymëzuar nga baleti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb