Në një studim të bërë në rrjetet sociale, është arritur në një përfundim se femrat është e vështirë ti kuptosh dhe të dish se çfarë fshehin e mendojnë.

Më poshtë po ju rendisim disa nga gjerat që më së shumti femrat i fshehin nga partnerët e tyre, ndaj dhe ato në zhargonin e zakonshëm quhen ‘mbretëresha të manipulimit’ ose thënë më troç; fusin shejtanin në shishe.

1. Ka pasur përvoja më të mira seksuale
Nëse partnerja juaj ka pasur ndonjë të dashur më të mirë, me siguri nuk do t’ua thotë kurrë këtë përvojë. Shumica e femrave frikësohen që do të gjykohen për shkak të dëshirave të tyre seksuale, dëshirave për të eksperimentuar apo diçka krejtësisht tjetër. Mirëpo disa prej tyre thjesht nuk dëshirojnë t’ia zbulojnë këtë partnerit aktual, sepse mashkulli vazhdimisht do ta pyesë – a jam partner i mirë, a mund të jetë më i mirë se ish i dashuri? E këto pyetje femrat i irritojnë shumë.

2. Bisedat mes shoqesh
Sado që të jenë të hapura në komunikim me partnerin e tyre, femrat megjithatë disa gjëra do t’i ndajnë vetëm me mikeshat e veta. Disa femra kanë zbuluar që kurrë me partnerin e tyre nuk do të ndanin sekretet, të cilat ua kanë treguar miket.

3. Si arrijnë të jenë aq të bukura?
Mbase pyetja tingëllon çuditshëm, mirëpo shumica e femrave nuk duan të rrëfehen tek partnerët e vet, për çelësin e tyre të suksesit se si sigurojnë për të qenë gjithmonë në formë. Ato dëshirojnë t’i mbulojnë rrudhat e veta në fytyrë, flokët me yndyrë, apo dhe çdo të metë tjetër, ndaj çdo ditë janë në një ‘luftë’ të vazhdueshme.

4. Ndjenjat ndaj ish të dashurit
Nëse e pyesni partneren tuaj se a i ka zgjidhur të gjitha gjërat me ish të dashurin, do t’ju thotë po. Edhe pse mbase në vetvete ushqen akoma disa ndjenja, nuk do t’jua zbulojë në mënyrë që të mos e lëndojë parterin aktual. Gjatë hulumtimit, disa femra kanë zbuluar se si megjithatë partnerit aktual u kanë treguar se si ish i dashuri ka qenë “rasti i mirë” në mënyrë që partneri aktual të dijë që të angazhohet më shumë.

5. Qëndrimet ndaj motrës, nënës, babait të tij…
Shumica e femrave kanë zbuluar që me këto tema do të jenë shumë të kujdesshme, pa marrë parasysh se çfarë qëndrimi kanë pasur apo kanë ndaj ndonjë anëtari të familjes së tij. Shkaku i kësaj është që nuk dëshirojnë që ai të sillet në atë gjendje që të detyrohet të zgjedhë midis atyre dhe asaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: