Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar ka tejkaluar shifrën 100 mijë, dhe bëhet vendi i pestë në botë që ka kaluar 100 mijë viktima nga pandemia.

Me gjithsej 100.162 viktima të regjistruara nga COVID-19, Mbretëria e Bashkuar renditet pas SHBA-ve, Brazilit, Indisë dhe Meksikës.

Këto pesë vende përbëjnë gjysmën e numrit të përgjithshëm global të vdekjeve nga COVID-19, respektivisht që nga shpërthimi i pandemisë në këto pesë vende janë regjistruar rreth 2.1 milionë viktima.

Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar së fundmi raportuan 1.631 vdekje të reja, shifër e cila është një nga më të lartat të regjistruara brenda 24 orëve në vend.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb