Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se do të ofrojë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë të 1.3 miliardë paund.

“Sulmi brutal i Putinit jo vetëm që po shkakton shkatërrimin e Ukrainës, por po kërcënon paqen dhe sigurinë në të gjithë Evropën”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, raporton theguardian.

Britania ka njoftuar se do të sigurojë fonde shtesë për Ukrainën nga rezervat e qeverisë në rast emergjencash.

Ndërkohë, grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara (G7) do të mbajë një video-takim teksa pritet të flas edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, Rusia sot ka bombarduar një strehimore shkollore në Luhansk, ku dyshohet se janë vrarë 60 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb