Tifozët e Southampton kanë një idhull të ri, tifozët e Chelsea e ndjekin hap pas hapi, shpresojnë dhe besojnë se djaloshi i tyre do të rikthehet në shtëpi, e kërkojnë me ngulm diçka të tillë ndërsa tifozët kuqezi shohin tek Broja lojtarin që mund të udhëheq Shqipërinë drejt sukseseve të mëdha. Armando Broja është kthyer në “shenjtorin” e ri të Southampton, se herë ai shënon nuk humbasin kurrë. Ndaj Brentford, Broja shënoi golin e 5-të sezonal, një nga më të mirët në fushë, tifozët e votuan si “mbreti” i ndeshjes.

Broja
Broja

The Sun i ka kushtuar një artikull të plotë duke theksuar se Southampton shpreson që Broja të qëndrojë më gjatë se sa huazimi deri në fund të sezonit, trajneri dhe tifozët i kërkojnë presidencës së re të blejnë kartonin e Brojës, nga të gjithë shihet si blerja perfekte.

The Sun Broja
The Sun Broja

Në të njëjtën kohë, gjithnjë sipas The Sun, Chelesa e vlerëson shumë talentin e akademisë, aq sa projekton të ardhmen e klubit më të në skuadër.

Marca
Marca

Në të njëjtën linjë me The Sun është edhe Marca, me të përditshmen spanjolle që e konsideron Armando Brojën si Diego Costën e ri të Chelsea. Në fund të këtij sezoni, londinezët do të jetë përpara një dilemë, të zgjasin huazimin e Brojës, ta shesin përfundimisht pasi mund të përfitojnë jo pak nga kartoni i tij apo ta rikthejnë në shtëpi duke parë formën shumë të dobët të Lukakut me shokë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb