Mbreti i Anglisë Charles mbajti ditën e sotme një fjalim para parlamentit francez, ndërsa foli edhe për nënën e tij, mbretëreshën Elizabeth II, e cila ndërroi jetë në shtatorin e kaluar.

Ai citoi fjalët e presidentit Emmanuel Macron, i cili e përshkroi Madhërinë e Saj si “fijen e artë që lidh kombet tona”. Anëtarët e Senatit të cilëve ai iu drejtua sot, kishin thënë se “Mbretëresha e donte Francën dhe Franca e donte atë”.

Në të gjithë Francën u mbajtën homazhe kur Mbretëresha ndërroi jetë në Balmoral në moshën 96-vjeçare vitin e shkuar.

Charles tha: “Kur nëna ime vdiq pothuajse saktësisht një vit më parë, unë dhe familja ime u prekëm jashtë mase nga ato që iu bënë asaj në të gjithë Francën”.

“Ju e përshkruani Madhërinë e saj të ndjerë si dikë që kishte mishëruar dinjitetin e demokracisë sonë. Vështirë se mund ta përshkruaj se sa kuptim kishin këto fjalë për mua dhe për të gjithë familjen time. Unë vetëm mund t’ju falënderoj juve dhe popullin francez  për mirësinë që treguat ndaj nesh dhe popullit tonë në një kohë të tillë pikëllimi”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb