Mbreti Charles ka ndarë “mendimet dhe lutjet e tij të veçanta” me të gjithë të prekurit në Turqi dhe Siri.

Në një mesazh drejtuar Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Mbreti Charles tha se ai dhe Mbretëresha kanë qenë “të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar” nga fatkeqësia.

“Unë vetëm mund të imagjinoj shkallën e vuajtjes dhe humbjes si rezultat i këtyre tragjedive të tmerrshme dhe veçanërisht dëshiroja të përcjell ngushëllimet tona më të thella dhe më të përzemërta për familjet e të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre,” tha ai.

“Mendimet dhe lutjet tona të veçanta janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi e tmerrshme natyrore, qoftë përmes lëndimit apo shkatërrimit të pronës së tyre, si dhe me shërbimet e urgjencës dhe ata që ndihmojnë në përpjekjet e shpëtimit.”

Mesazhi ishte firmosur: “Charles R”.

Charles
Charles

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb