Momenti i artë i Erling Haaland vijon të magjeps tifozët e futbollit. Shifrat e “bomberit” norvegjez janë fantastike: 11 gola në 7 ndeshje në Premier League, 14 në 9 ndeshje duke përfshirë këtu edhe dy sfidat në Champions. Haaland ka shënuar i vetëm më shumë se sa 13 ekipe në Premier League, përfshi këtu edhe Man.United e Chelsea, të dy këto ekipe kanë shënuar vetëm 8 gola.

Pavarësisht se është vetëm 22 vjeç, sapo i ka mbushur, Haaland mund të krahasohet lehtësisht me dy yjet e futbollit Botëror, Leo Messi dhe C.Ronaldo, madje Haaland ka disa shifra edhe më të mira duke vendosur rekorde personale.

Corriere
Corriere

Në sezonin e tij më të mirë në karrierë, C.Ronaldo realizoi 48 gola në La Liga dhe 10 në Champions. 58 golat në total, Ronaldo i realizoi me 295 goditje, mesatarisht 1 gol çdo 5 gjuajtje. Messi në sezonin e tij më të mirë në karrierë realizoi 43 gola në La Liga dhe 10 në Champions, këto i arriti me 237 gjuajtje, 1 gol çdo 4,5 gjuajte. Haaland në këtë sezon të tij të parë me Man.City 14 golat i ka shënuar me vetëm 37 gjuajtje: 1 gol çdo 2,6 tentativa.

Jo vetëm kaq, Haaland kalon si Messin ashtu edhe Ronaldon në një tjetër statistike. Në 6 mijë minutat e tij të para në karrierë Haaland ka shënuar 73 gola, Ronaldo ka realizuar 12 dhe Messi 40 gola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: