Me kompletimin e transferimit të Cristiano Ronaldos ka ardhur thumbimi i parë për Juventusin nga një rivale në “Seria A”. Klubi i Romës me anë të një postimi në “Twitter”, me ‘1 gurë ka vrarë 2 zogj’.

Në rrjetin sociale ekzaktësisht 2 minuta pas zyrtarizimit të Ronaldos, klubi verdhekuq ka publikuar një postim me një kolazh fototsh të përqafimit mes legjendës së Romës, Francesco Totti dhe Lionel Messi me diçiturën: “The King of Rome and the GOAT (akronim Greatest of all times)”, që pëkthehet: “Mbreti i Romës dhe më i madhi i të gjitha kohërave”.

Një koment që merr shkas nga polemika e nisur në distancë mes dy futbollistëve që përpara fillimit të Kupës së Botës në Rusi, kur Messi u nominua më i miri i të gjitha kohërave nga revista Paper, shoqëruar me një foto të tijën në kopertinë, me një cjap, që në anglisht quhet goat dhe korrespondon me akronimin e “Greatest Of All Times”, ndërsa Ronaldo iu përgjigj duke përkëdhelur mjekrën pas golit të realizuar ndaj Spanjës.

Një mesazh ky që ka bërë xhiron e botës në vetëm pak momente, duke marrë shkas mbi të gjitha nga momenti i publikimit të zgjedhur nga klubi roman, që me këtë postim ka thumbuar Juventusin dhe vetë CR7.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb