Mbreti Charles III ka zhvilluar një takim me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pasi u nënshkrua marrëveshja e re për Brexit me Rishi Sunak.

Takimi erdhi më pak se  dy orë pasi ajo nënshkroi ndryshimet në Protokollin e Irlandës së Veriut.

Menjëherë pa snënshkrimit, Sunak është akuzuar sot për ‘antagonizmin’ e sindikalistëve në Irlandën e Veriut dhe për Brexit.

Nga ana tjetër dhe Mbreti Chales III po kritikohet se po ndërhyn në çështje politike. Kujtojmë që pak kohë më parë priti në pallatin mberëtëror presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenky.

“Ai ka braktisur rolin e tij unifikues dhe ka hyrë në përleshje politike”, ka thënë një ish-korrespodent mbretëror i BBC për takimin e Mbretit me Leyen.

Buckingham Palace i është përgjigjur kritikave duke deklaruar se “Mbreti është i kënaqur të takojë çdo lider botëror nëse ata janë duke vizituar Britaninë. Një gamë e gjerë çështjesh do të diskutohet duke përfshirë ndryshimin e klimës dhe Ukrainën. Mund të diskutohet dhe për Brexit, por Sunak nuk do të jetë prezent”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb