Mbreti suedez Carl XVI Gustav nënvizoi synimin e vendit të tij për t’u bashkuar me NATO-n, njëkohësisht dhe në marrëveshje me Finlandën.

“Kjo është një zgjedhje historike që ne po bëjmë krah për krah me vendin tonë vëlla”, theksoi ai në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin finlandez, Sauli Niinisto në Stokholm.

Niinisto ndodhet në kryeqytetin suedez për një vizitë shtetërore dyditore.

”Sfidat me të cilat përballen të dyja vendet në sfondin e pushtimit rus të Ukrainës kanë nënkuptuar mundësinë për konsensus dhe bashkëpunim të thelluar për t’u bashkuar edhe më fort”, theksoi monarku.

“Politika jonë e sigurisë ka qenë e ngjashme për një kohë të gjatë dhe edhe tani, kur situata e kërkon ne jemi të detyruar të bëjmë lëvizjet tona së bashku”, theksoi Niinisto.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb