Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka thënë se ka kërkuar falje pasi edhe pse janë shpëtuar mijëra njerëz, sërish nuk është bërë mjaftueshëm.

Mitsotakis ka bërë thirrje të përdoret tashmë termi ndryshimet klimatike pasi  fenomeni i shndërruar në krizë është prezent në Greqi.

Ai thotë se e kishte nevojë personale të kërkonte falje teksa shton se Greqia tashmë ka humbur shumë pyje e prona, por duhet parë situata si në Itali dhe në vendet e tjera.

“Unë kërkova falje sepse ndjeva se ishte një nevojë personale. Ne bëmë atë që ishte njerëzore e mundur, por në disa raste nuk ishte e mjaftueshme “- tha Mitsotakis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb