Nga Gjermania vijnë lajme të rëndësishme për Benjamin Pavard , teksa bëhet me dije se lojtar dëshiron të largohet nga Bayern Munich në verë, pavarësisht se ka ende një vit kontratë me kampionët.

Sipas  asaj që raportohet nga Gazzetta.it, mes klubeve që po e ndjekin me vëmendje situatën e tij janë edhe Milani dhe Interi. Në aspektin ekonomik, Pavard do preferonte zikaltërit pasi kanë stabilitet financiar. Mbrojtësi anësor ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon në Bundesligë, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë pasin e fundit një herë.  Më parë, lojtari ka luajtur për Lille dhe Sttutgart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb