Mbrojtësi i Chelsea, Davide Zappacosta, shprehet se mund të largohet nga londinezët në rast se nuk arrin të kap vendin e titullarit.

Italiani verën e kaluar u transferua nga Torino dhe në sezonin e parë luajti 12 ndeshje, ndërsa sivjet, në tre ndeshjet e para në “Premier League” me Sarri-n e ende nuk ka zbritur në fushën e lojës.

“Dua të përpiqem që të bind trajnerin sepse kam si objektiv të jem titullar me klubin tim dhe të mbroj vendin te kombëtarja italiane. Në verë refuzova kalimin te Inter, sepse jam i lumtur te Chelsea, por nëse nuk luaj do të rishikoj vendimin tim,”-shprehet fillimisht Zappacosta për “Corriere della Sport”.

Më pas 26-vjeçari shton: “Askujt nuk i pëlqen të qëndrojë në stol, do të luftoj për të bindur Sarri-n, por nëse nuk jam në planet e tij atëherë do të largohem, edhe pse më vjen shumë keq sepse sapo jam përshtatur me gjuhën dhe ndihem shkëlqyeshëm në relatat me shokët e ekipit.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb