Kroacia bëri një rrugëtim pozitiv në Botërorin e Katarit, duke u eliminuar vetëm në fazën gjysmëfinale nga Argjentina. Mbrojtësi i krahut të kroatëve, Borna Sosa ka thënë se skuadra luajti mirë 30 minutat e para dhe se penalltia e skuadrës Albiceleste ishte e diskutueshme.

“Gjysmë orën e parë ishim më të mirë, kishim kontrollin dhe zotërimin e topit dhe më pas vjen ajo penallti, e cila është e diskutueshme. Messi ka treguar atë që ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij, pse është më i miri. Mund të përgëzoj vetëm Argjentinën. Është e vështirë të humbasësh gjysmëfinalen” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: