Jo vetëm trajneri Fernando Santos, në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes me Shqipërinë ka dalë edhe mbrojtësi, Jan Bednarek.

“Ne kemi luajtur me Shqipërinë në kualifikueset e kaluara dhe ne e dimë se sa të vështira ato ndeshje ishin. Ne e dimë që të dyja ndeshjet ishin shumë të vështira, shumë luftime. Duhet të përgatitemi për këtë. Kemi mjaftueshëm kualitet.

Gjëja më e rëndësishme është të reagojmë. Kemi luajtur keq me Çekinë. Tani ndeshja me Shqipërinë do të ndikojë. Ne duhet të tregojmë që jemi një skuadër e mirë që është agresive dhe mund të krijojë shanse”, u shpreh Bednarek. Shqipëria dhe Polonia janë pretendentet kryesore për kualifikimin në Euro 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb