Rasmus Kristensen, mbrojtësi i Romës, foli për kanalet zyrtare të klubit kryeqytetas pas barazimit në fushën e Torinos. “Është një fushë shumë e vështirë. Toro ka një lojë shumë fizike dhe bën mirë një kundër një. Fusha ishte problem më vete, vështirë të luhej aty.

Në përgjithësi luajtëm mirë dhe ishim skuadra më e mirë në fushë, është turp që nuk fituam tre pikë sepse bëmë gjithçka mirë për t’i marrë ato” – Tha ai. Kristensen shtoi: Tani le të kalojmë te ndeshja e së enjtes (Genoa), do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë, por ne jemi të lumtur ta luajmë dhe natyrisht që futemi në fushë për të fituar”. Roma synon një vend që të dërgon në Champions League.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: