Forcat ukrainase kanë rrëzuar një helikopter rus Ka-52 në rajonin Kherson.

Lajmi u njoftua nga Komanda Ajrore e Ukrainës në një postim në Facebook.

“Më 26 tetor, rreth orës 17:00, një njësi e brigadës së raketave anti-ajrore Odesa të Komandës Ajrore Jug rrëzoi një helikopter sulmues rus Ka-52 në rrethin Beryslav të rajonit Kherson”, thuhet në raport.

Më 25 tetor, forcat ukrainase rrëzuan dy helikopterë sulmues armiqësorë Ka-52 në distriktin Beryslav të rajonit Kherson.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb