Autoritetet ukrainase thonë se sistemet e mbrojtjes ajrore në rajonin e Kievit rrëzuan një “objekt ajror” rus këtë mëngjes.

Shpërthime u dëgjuan në rrethin Vyshhorod, në veri të qendrës së qytetit. Ata nuk dhanë detaje për natyrën e objektivit, ndonëse javët e fundit perëndimi dhe qendra e vendit në përgjithësi janë shënjestruar nga raketat e lundrimit.

Administrata Rajonale Ushtarake e Kievit shkroi në mediat sociale se nuk u zbulua tym, nuk pati zjarr dhe nuk raportohet për viktima.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb