I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ardjan Ceka përgjegjësi i Sektorit Juridik (AMK) ka folur për Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe mbrojtjen e tij në nivel të qeverisjes vendore. Ai deklaroi se niveli vendor i mbrojtjes së konsumatorit ka qenë i rudhur, ndërsa nga viti 2018 është detyrim i bashkisë t’i ngrejnë në formë agjencie, inspektoriatesh dhe trajtimi të rasteve.

“Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit u krijua që në dhjetor të vitit 2011, pra funksionon prej 9 vitesh dhe është bërë pjesë e mbështetjes së ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. Jemi në pjesën me të mirë të legjislacionit që po zbatojmë, ndryshimet ligjore në nenin 56 i ka dhënë të drejtën njësive të qeverisjes vendore për të krijuar strukturat përkatëse të mbrojtjes së konsumatorit. Niveli vendor i mbrojtjes së konsumatorit ka qenë i rudhur dhe nga nëntori i 2018, bashkitë e kanë detyrim të ngrejnë në formë agjencie, inspektoriatesh dhe jo thjesht zyra. Vetë Bashkia e Tiranës funksionon me një drejtori monitorimi të infrastrukturës dhe shërbimeve publike, ku në varësi ka 4 sektorë”-tha Ceka.

Ceka foli për risinë e re për mbrojtjen e konsumatorit, për zgjidhjen e problemit përmes ndërmjetësimit mes institucionit dhe konsumatorit.

“Ndryshimet e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit kanë futur një praktikë për zgjidhjen e problemit përmes ndërmjetësimit, mes institucionit dhe konsumatorit. Ndërmjetësimi nuk zhvillohet përmes seancave gjyqësore dhe nuk ka ngarkesë të madhe. Ka nisur pjesa e praktikave, pandemia bëri të veten dhe në këtë periudhë kanë ardhur ankesa për blerjet online, për të cilat jemi në ndjekje. Marrëveshja arrihet përmes një procesverbali të përbashket mes paleve, të cilat shprehin mirëkuptimin e tyre. Kemi bërë gjithashtu edhe projekte për afrimitetin e njerëzve me kafshët, edhe kujdesin që duhet të tregojnë pasi jetojmë në një komunitet. Në vendimin e Këshillit Bashkiak futëm vendimin e të drejtave të pronarëve të kafshëve në lidhje me komunitetin. Kujdesi për kafshët, përgjegjësinë që ka pronari i kafshës ndaj të tretëve, pajisja e kafshëve me maskë dhe litar, vrasja e kafshëve përbën vepër penale. Ankesa kemi patur edhe për transportin publik, moszbatimi i orareve, mosndezja e kondicionerëve, rastet më të shpeshta që janë marrë edhe masa”-nënvizoi Ardjan Ceka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: