Banorët e ‘5 majit’ po protestojnë sot para drejtorisë së Policisë së Tiranës, në shenjë kundërshtie për arrestimin e 5 banorëve të kësaj zone. Ata njëzëri kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Në një dalje për mediat, një prej protestuesve, babai i së cilës ishte arrestuar, theksoi se i ati ishte arrestuar në oborrin e shtëpisë. Ajo tha se ai nuk bëri asnjë krim, por mbrojti pronën e vetë.

“Babai im është arrestuar pabesisht në oborrin e shtëpisë së tij, pasi në pjesën e oborrit ishte bërë një ndërhyrje nga IMKT, nëse mbrojtja e pronës është krim, atëherë do bëhem kriminele me gjithë qejf.”, tha protestuesja.

Kujtojmë se banorët e ‘5 Majit’ kundërshtojnë shembjen e pronave të tyre, në kuadër të zgjerimit të Unazës së Madhe dhe procesit të rindërtimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb