Në emisionin Opionin, kreu i PD, Lulzim Basha shpjegoi pse duhet shpallja e fatkeqësisë natyrore, nje apel i perseritur disa here prej tij per qeverine.

Pyetje: Përse është e nevojshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe a eshte kjo një lojë fjalesh?

Lulzim Basha: Nuk është aspak çështje lojë fjalësh, sepse është instrumenti me anë të cilit qeveria mund të disponojë mjetet financiare, mund të autorizojë veprimet që në raste të tjera janë të paautorizueshme, të policisë, të Forcave të Armatosura. Mund të urdhërojë civilët , qytetarët, kompanitë, të ndërmarrin veprime të caktuara dhe për këtë Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligjet e Shqipërisë, ligji I emergjencave , ligji I sëmundjeve infektive janë shumë të qarta. Ne jemi në 2-javëshin e fundit të zgjatjes së emergjencës në kuptimin e fatkeqësisë natyrore të tërmetit për tre qarqe. Por ajo që kam kërkuar sot është shpallja e emergjencës së fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe këtu mendoj se është e qartë për çdo shqipta.

Pyetje: Ndryshon diçka nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme?

Lulzim Basha: Në qoftë se kjo nuk është fatkeqësi natyrore atëherë çfarë është fatkeqësi?! Që kjo është vetëm lojë fjalës, këtë mund ta thotë vetëm dikush që është i keqkëshilluar apo nuk merr vesh nga shteti apo nga ligji. sepse përndryshe përse do ta kishin ligjin për emergjencat në qoftë se është çështje fjalësh?! Po më lejoni të them se kjo është një masë, e cila ndihmon shtetin, ndihmon qeverinë, ndihmon edhe individët. Po ju marr një shembull se ka me dhjetëra të tillë. Në kushtet e një emergjence të shpallur nga shteti, edhe bizneset të cilat fjala bie janë në marrëdhënie kontraktuale me biznese të tjera jashtë vendit mund të kenë kontratat e tyre, klauzola që I ndihmojnë dhe I shpëtojnë nga detyrimet. Pra po marr një aspekt të tillë por mbi të gjitha është e rëndësishme të kuptohet që asgjë nuk vjen si pjesë e humorit vullnetit apo moralit të vendimmarrësit. Gjithçka është detyrim ligjor, është detyrim ligjor që shteti të marrë ato masat që ka deklaruar apo që ne kemi kërkuar prej shumë kohësh për të kufizuar, izoluar dhe krijuar kushtet e distancimit social. Po kështu kjo gdhend edhe detyrime nga ana shtetit detyrimet nuk janë vetëm për qytetarët, gdhend edhe të drejta për qytetarët, të drejtat minimale, të minimumit jetik për ata që prsh për një kohë të gjatë nuk arrijnë dot të marrin të ardhura, të marrin pagë për shkak sepse biznesi i tyre mbyllet apo për shkak se biznesi ku janë punesuar.

Pyetje: Ju mendoni se duhet t’i paguajë shteti, si mendoni ku do t’i gjejë të ardhurat?

Lulzim Basha: Padiskutim. Kjo është esenca e paketës që kemi propozuar ne dhe për të cilën janë hedhur hapat e parë dhe në atë që ka propozuar qeveria dhe që presim të detajohet. Do t’i gjejë aty ku i gjen çdo shtet ku ndodhin gjëra të tilla. Do t’i gjeje qe nga shpenzimet e luksit.

Pyetje: Cilat janë shpenzimet e luksit se kjo është fjalë e përgjithshme.

Lulzim Basha: Afërsisht 260 milionë euro të cilat janë të destinuara,120 milionë euro janë të destinuara për 12 kontrata koncesionare të PPP të famshme të atyre 10 personave. Asgjë nuk është ngrirë me fjalë zoti Fevziu, gjithçka ngrihet vetëm kur të shikohet me akte ligjore por të lëvizim përtej kësaj. E rëndësishme është që këto koncesione që nuk kanë absolutisht asnjë leverdi sot me pak se kurrë por edhe shpenzime të tjera, shpenzime kontratash të cilat mund të presin. Ndërtime rrugësh mund të presin, mund të shtyhen. Të gjiha paratë e taksapaguesve shqiptare sot do të shkojnë në një drejtim.

Pyetje: Pra ju thoni se çdo projekt që nuk është i nevojshëm për momentin duhet ngrirë dhe duhet vendosur në funksion të gjendjes së jashtëzakonshme dhe emergjencës shëndetsore apo jo?

Lulzim Basha: Në mënyrën më absolute ne kemi vetëm tre prioritete ku duhet të investojmë sot çdo lek te taksapaguesve shqiptarë. Tre prioritete më të cilat duhet të investojmë çdo lek të taksapaguesit shqiptarë që administron shteti. Lekët janë të shqiptarëve, shteti vetëm sa i administron, shëndetësia, ndihma për qytetarët, ekonomia, veçanërisht biznesi i vogël.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb