Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AICS), dhe Programi për Zhvillim i Kombeve te Bashkuara (UNDP), në bashkëpunim me Konsullatën Italiane në Vlorë organizuan ceremoninë e hapjes së fazës së dytë të projektit për zonat e mbrojtura detare dhe bregdetare. Të pranishëm ishin Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, Drejtoresha e UNDP, Limya Eltayeb, Drejtori i AICS, Nino Merola, Drejtor i AKZM, Zamir Dedej, si dhe Konsullja e Konsullatës së përgjithshme në Vlorë, Luana Alita Micheli si dhe aktorë të tjerë që veprojnë në zonë.

Kryetari i Bashkisë Dritan Lleli theksoi faktin që Bashkia që ai drejton jo vetëm i mirëpret projekte të tilla, por dhe do të marrë pjesë aktive në realizmin e tij. Projekti i financuar nga Qeveria Italiane dhe që do të zbatohet nga UNDP dhe AKZM ka si objektiv të sigurojë një menaxhim efektiv të mjedisit detar dhe bregdetar, të krijojë një rrjet të zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare të mbështetur në të dhëna shkencore dhe në interesin e komunitetit. Ky rrjet e konsideron edhe njeriun si pjesë të ekosistemit dhe synon të ruajë ekosisteme të shëndetshme, produktive dhe te vetërikuperueshme.

“Turizmi është karburanti i zonave të mbrojtura, por jo karburant gri, por i gjelbër miqësor me natyrën”, ju tha Zamir Dedej, aktorëve të fushës, grupeve të interesit. Në celjen e fazës së dytë të këtij projekti ishin të pranishëm shoqatat ambientaliste, pedagogë të fushës të Universitetit të Vlorë dhe Tiranës, operatorë turistikë, etj.

Ka një bashkëpunim në vazhdimësi prej 7 vitesh, që kur UNDP mbështeti autoritetet shqiptare në shpalljen e Parkut Detar Karaburun – Sazan dhe me pas administratën e ngarkuar për menaxhimin e parkut dhe mbrojtjen e biodiversitetit detar.

“Po shoh një shkëmbim idesh intensiv mes jush dhe nga ky moment unë e quaj projektin të nisur. Pra, duke mos qenmë thjesht një datë hapje, pasi jam e bindur që indetë tuaja do të grumbullohen, duke u bërë pjesë e projektit”, tha Limya Eltayeb, Drejtoresha e UNDP-së në Shqipëri.

Parku Detar Karaburun-Sazani ka qenë vazhdimisht në fokus të përpjekjeve të UNDP për te siguruar një menaxhim efiçent veçanërisht për aktivitetet e patrullimit dhe monitorimit, pajisjes së administratës me logjistikë, ndërtimit të infrastrukturës turistike, etj.

“Faza I e projektit kontribuoi për përmbushjen e detyrimeve qe vijnë nga Konventa e Biodiversitetit dhe ndihmoi procesin e integrimit ne BE për mbrojtjen e zonave te mbrojtura dhe ruajtjen e biodiversitetit detar. U shënua progres në menaxhimin e zonave te mbrojtura detare dhe bregdetare dhe unë jam i bindur që ky përogres do të vijojë edhe në këtë fazë të II”, tha Nino Merola, Drejtor i AICS për Shqipërinë.

Në fazën e parë u hartua një plan strategjik për këto zona, i cili u integrua në strategjinë e rishikuar për mbrojtjen e biodiversitetit. Ky projekt ka qënë një mbështetje e veccantë për administratën e Parkut Detar për rritjen e aftësive menaxhuese si dhe për hartimin e planit te menaxhimit, planit financiar dhe vlerësimit ekonomik te ekosistemit. Informimi, edukimi dhe ndërgjegjësimi për rolin dhe vlerat e zonës kanë qenë pjesë e pandarë e të gjitha aktiviteteve të projektit.

Faza aktuale që fillon me financim të qeverisë italiane prej 1 milion Euro, do të zgjasë 3 vjet dhe çon më tej këtë iniciativë duke intensifikuar aktivitetet menaxhuese për një ekosistem te shëndetshëm që bëhet njëkohësisht burim i qëndrueshëm për rritjen ekonomike. Synohet gjithashtu që kjo mënyrë menaxhimi te shërbejë si model për zona të tjera të mbrojtura detare dhe bregdetare në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: