TIRANE

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, psikiatrja Arjana Rreli komentoi panikun që përfshin shumë prej nesh, pas lëkundjeve të tërmetit. Rreli tha se mbrojtja më e mirë për gjithësecilin është qetësia, ndërsa këshilloi të mos ndiqen aplikacionet e tërmeteve, pasi sic tha ajo, vetëm se shtojnë ankthin.

“Reagimet emocionale, janë normale. variojnë nga njëri individ te tjetri. Kontigjenti më i prekur janë fëmijët. edhe në bisedat e përditshme, sot shumica e kolegeve kanë qenë në merak për reagimin e fëmijeve. Edhe për shkak të fantazisë. Të gjitha moshat janë të ndikueshme nga një situatë e tillë, përsëritet elementi i traumës. Lëkundjet dje, edhe pse më të shkurtra, kanë ngjallur një lloj paniku. Është mëse normale, sepse individi reagon duke u mbrojtur. Mbrojtja më e mirë është qetësia. Shumë reagime janë ekstreme, por justifikohen me cfarë një person ka përjetuar herën e parë. Por e mira është të dëgjojmë profesionistët në këto raste.” u shpreh ajo

Dje pati njerëz që dolën në rrugë..

Këto janë situata të paparashikueshme. Të mos tentojmë të jemi të përgatitur përmes aplikacioneve. Ndjekja e tyre, shton nivelet e ankthit, dhe në momentin që nje person i percepton vërtetë e fut veten në panik. Për sa kohë specialistët na thonë se lëkundje do ketë, nuk kemi pse alarmohemi. Minimumi është të mendojmë pozitivisht, të përdorim inteligjencën në favorin tonë. Reagimi i fëmijëve ka ardhur më së tepërmi te ata që s’i kanë mbajtur larg kontakteve vizualë, dhe fëmijët janë gjendur shumë më të trembur. Kanë patur raste ekstreme, kanë fjetur me prindërit, kanë ende zhurmat dhe imazhet, disa kanë të vjella pa arsye.

Sa afat gjatë janë këto pasoja?

Pas një traume duhet minimumi tre muaj që të zbutet gjendja. Por këto episode duket sikur sapo marrim qetësinë tonë, na kthen memorien që është edhe emotive.

Cfarë duhet të bëjë një prind me fëmijët ?

Detyra e prindërve është të vijojnë t’i sigurojnë fëmijët që janë fenomene natyre, qoftë me simbolika, metafora, krahasime. Të jenë pranë tyre, t’i cojnë në aktivitete fizike, kështu trauma shtrihet në minimumet kohore. Kjo vlen edhe për ne të rritur gjithashtu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb