TIRANË – Ushtria ka mobilizuar në operacionin e saj të shpëtimit të popullsisë në zonat e përmbytura, 232 forca dhe ka vënë në dispozicion, 29 mjete transporti, 2 motobarka dhe 4 gomone të Batalionit të Kërkim-Shpëtimit.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se Forcat e Armatosura kanë në gatishmëri operacionale të gjitha kapacitetet e deklaruara për përballimin e Emergjencave Civile dhe për shkak të vijimit të kushteve të këqija të motit, do të vazhdojnë operacionin me të njejtin intensitetet dhe me të njejtin përkushtim.

Forcat e Armatosura janë angazhuar me kërkesë të Prefekturave të qarqeve të jugut dhe me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së .

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb