TIRANE

Kujdesi nga pandemia Covid-19 kërkon vëmendje të shtuar tek ushqimi që ne hamë. Prof.Dr. Kristaq Sini i ftuar sot në “Vila 24” moderuar nga Androniki Kolka u dha përgjigje shumë pyetjeve që kanë të bëjnë me rëndësinë dhe rolin që luan ushqimi në trajtimin e viruseve. Sini sqaron se nuk duhet ta teprojmë me lloje të ndryshme gatimesh dhe se duhet të tregohemi inteligjentë në përgatitjen e tyre sa më natyrale me qëllim që të mos shkatërrojmë vlerat që kanë.

Sa u përket vetëvrasjeve të fundit të përsonave të prekur nga Covid-19, profesori e justifikon me faktin e mosoksigjenimit të mirë të trurit të pacienntëve, ndërsa zërat se duhani pengon përhapjen e virusit në mushkëri, ai shprehet se për këtë çështje nuk ka ende një studim të mirëfilltë për ta vërtetuar. Lidhur me vënien e maskës si masë mbrojtëse, Sini kërkon që specialistët e shëndetit bashkë me kërkesën për mbajtje të maskës, ta argumentojnë rëndësinë që ajo ka, për ta bërë qytetarin më të ndërgjegjshëm.

Po ashtu ai i dha përgjigje pyetjes dhe habisë së ngritur në popullatë për largimet e papritura nga jeta të përsonave të sëmurë nga Covid-19 edhe pse nuk kanë patur më parë sëmundje. Sipas profesorit, këto janë raste kur sëmundjet kanë qenë të fshehura dhe organizmi nuk kanë mundur dot të përballojë virusin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: