Kryeministri britanik Rishi Sunak ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar do të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë vizitës së tij të parë në vend, teksa ka takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit mbi luftën.

Sipas një deklarate, Sunak tha se ndihej i përulur të vizitonte kryeqytetin ukrainas dhe u zotua se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë pranë vendit.

Paketa kryesore e mbrojtjes ajrore prej 50 milionë paundësh do të synojë “të mbrojë civilët ukrainas dhe infrastrukturën kritike kombëtare nga një breshëri e fortë e sulmeve ruse”, teksa raportohet se paketa përbëhet nga 125 armë kundërajrore dhe teknologji për të luftuar dronët e furnizuar nga Irani, duke përfshirë dhjetëra radarë dhe aftësinë e luftës elektronike kundër dronëve.

Rishi Sunak tha: Jam krenar për mënyrën se si Mbretëria e Bashkuar qëndroi me Ukrainën që nga fillimi dhe jam këtu sot për të thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë do të vazhdojnë të qëndrojnë me Ukrainën, ndërsa ajo lufton për t’i dhënë fund kësaj lufte barbare dhe për të shpëtuar një paqe të drejtë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb