Sharon Stone bëri një apel dramatik për të ndaluar zotërimin e armëve në Shtetet e Bashkuara. Ylli i Hollivudit me rastin e incidentit të përgjakshëm në shkollën fillore në Nashville ku humbën jetën gjashtë persona, mes të cilëve tre fëmijë të vegjël, merr qëndrim publik dhe kërkon që shteti të mbrojë fëmijët.

Në videon e shkurtër që ka postuar në Instagram, dukshëm e prekur dhe e tronditur nga sulmi vrasës i 28-vjeçares trans Audrey Hale, Sharon Stone fillimisht ka falënderuar policinë.

Më pas ajo shprehu dhimbjen e saj për ngjarjen tragjike. “Çdo prind që sheh atë që ndodhi ndjen dëshpërimin që ndjej edhe unë. Amerika është një nga vendet e pakta që lejon qytetarët të kenë armë. Këto krime janë të paimagjinueshme dhe më vjen keq ta them por vijnë nga egoizmi ynë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sharon Stone (@sharonstone)

Duhet të veprojmë, duhet të bëhemi më të mirë. Sa fëmijë u vranë këtë vit? Po (krimet) vijnë nga njerëz që janë të sëmurë mendorë dhe po vijnë nga egot tona të sëmura. Eja, po bëhesh më i madh se sa je dhe po bëhesh më i vogël se sa mendon se je. Faleminderit”, shkroi Stone.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb