Gazetari rus, fitues i çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov ka deklaruar se është sulmuar duke u spërkatur me bojë të kuqe teksa udhëtonte në linjën e trenit Moskë-Samara.

“Sytë më djegin tmerrësisht”, tha redaktori i gazetës liberale Novaya Gazeta, e cili është ndaluar nga qeveria ruse të ushtrojë veprimtarinë e saj pas paralajmërimit nga Moska në lidhje me publikimet që kjo gazetë kryente për luftën në Ukrainë ku mbante një qëndrim kritik ndaj Putin.

“Muratov, kjo është për djemtë tanë”, është shprehur personi që e ka spërkatur me bojë përpara se të kryente veprimin.

Muajin e kaluar, gazeta ku Muratov është kryeredaktor njoftoi se po pezullonte publikimet e saj të shtypur dhe online “deri në fund të operacionit special në Ukrainë”, i ashtuquajturi term zyrtar që ruset i referohen sulmit në Ukrainë. Muratov u nderua me çmimin “Nobel” të paqes në vitin 2021 si mirënjohje për luftën e tij për të mbrojtur lirinë e shprehjes në Rusi.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, kufizimet në raportimet gazetareske kanë qenë gjithnjë e më të shtrënguara në Rusi dhe qasja në pothuajse të gjitha mediat e pavarura është e bllokuar ose e kufizuar.

Rusia ka ndaluar gjithashtu Facebook, Instagram dhe Twitter në vend.

Një sërë aktivistësh dhe gazetarësh rusë që flasin kundër pushtimit të Ukrainës nga vendi i tyre, kohët e fundit janë sulmuar në shtëpitë e tyre nga persona të panjohur pro-Kremlinit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb