Një burrë që mban rekordin botëror Guinness për numrin e tatuazheve në sipërfaqe katrore në trupin e tij ka folur për mediat për eksperiencën e tij të dhimbshme.

Matt Gone aktualisht ka 0.6 m2 të trupit të tij të mbuluar nga tatuazhet dhe pasionin e tij e kuptoi kur filloi t’i përdorte ato për të fshehur deformimet e tij të lindjes.

Që prej asaj kohe ai i ka shtrirë veprat e artit prej fanatiku tatuazhesh në të gjithë kokën e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duke folur në një video të rekordeve botërore Guinness në YouTube, ai zbuloi elementët më të ndërlikuar të transformimit të tij dramatik.

“Pika më e dhimbshme në trup për të bërë tatuazh? Hunda. Kjo është më e dhimbshme, madje edhe gishtat e vegjël të këmbëve, shtretërit e thonjve dhembin shumë”, pranoi ai.

Më tej Matt shtoi: “Kam teshtirë bojë të zezë për rreth 20 minuta pas kësaj, dhe ishte gjëja më e dhimbshme që kam kaluar ndonjëherë. Qepallat janë shumë të dhimbshme, edhe me anestezi. Kam tatuazh brendësinë e qepallës; njerëzit në përgjithësi bëjnë tatuazhe vetëm deri në vijën e qerpikëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: