KOLUMBI

Autoritetet në Kolumbi kanë informuar se një vrasës serial ka ndërruar jetë në burgjet e vendit dhe bëhet fjalë për një nga kriminelët më famëkeq të vendit, bashkëpunëtor i Eskobarit.

Jhon Jairo Velásquez, i cili mburrej me vrasjen e 300 personave për Escobar, vdiq në moshën 57 vjeçare. I njohur si “Popeye”, ai u lirua nga burgu në 2014 pas më shumë se 20 vjet dhe hapi një kanal në YouTube, duke tërhequr më shumë se një milion ndjekës.

Në vitin 2018, ai sërish u arrestua nën akuzën e zhvatjes. Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Escobar, i cili drejtonte një perandori të trafikut të drogës nga qyteti kolumbian i Medellín që dërgoi mijëra ton kokainë në SHBA.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb