GREQI– Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke ditën e sotme, pasi është kapur duke trnasportuar drogë. 39-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, rezulton person i shpallur në kërkim në Janinë dhe Trikalla.

Pasi ka pikasur mjetin që vinte nga kufiri i gjelbër, policia greke është vënë në ndjekje të tij, duke e ndaluar në zonën e Artës.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, policia ka gjetur 56 pako me drogë, me peshe totale 62 kg 800 gramë.

Sakaq, është sekuestruar lënda narkotike, dhe është vënë në pranga drejtuesi i mjetit i mjetit, 39-vjeçari shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: