Një furgon me 20 emigrantë të paligjshëm brenda është kapur në afërsi të qytetit të Korçës, më konkretisht në fshatin Drenovë.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se drejtuesi i mjetit, sapo ka pikasur prezencën e policisë është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë në mjet emigrantët që po i transportonte drejt kryeqytetit.

Policia e Korçës ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit ndërkohë që po punon për kapjen e tij.

Nga ana tjetër emigrantët e paligjshëm janë transportuar në drejtorinë e kufirit për procedura të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb