SARANDE- Policia e Sarandës ka arrestuar dhe ka referuar materialet në Prokurori për një 28-vjecar, pasi ka mashtruar punonjësin e një karburanti.
Policia referoi materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin F.K., 28 vjeç.
Sipas policisë, në karburantin OMË (Ish karburant Alpeti), në lagjen Nr.1, 28-vjecari i ka dhënë 1000 lekë, e dyshuar e falsifikuar, për furnizimin me karburant të automjetit punonjësit të karburantit, shtetasit K.Ç.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(d.d/BalkanWeb)