TIRANË

Kryeministri Edi Rama u zotua se do të shkrijë ‘Agjencinë për media dhe informim’, nëse pas një konsultimi me mediat këta të fundit do të sjellin qoftë edhe një provë e fakt të vetëm që ajo duhet mbyllur.

Pas letrës së 6 organizatave ndërkombëtare që kërkojnë mbylljen e saj, Rama tha se i fton ata në një takim për t’u informuar mbi rolin e kësaj agjencie, ndërsa pretendoi se ata janë të keqinformuar mbi këtë cështje.

“Sot kam vetëm një përgjigje. A e dini ju cfarë është Agjencia për media. Modestisht mendoj nuk e keni idenë për cfarë flisni. Jam i gatshëm që të 6 organizatat t’i pres personalisht, të ulemi me kamera pa kamer,  me mikrofon pa mikrofon si të doni ju dhe të kuptoni që është krejt e kundërta e asaj që thoni ju.

Është një agjenci për të garantuar transparencë maksimale në raport me ju. Pra, nëse pengoheni të merrni informacion zyrtar, ju t’i drejtoheni këtij mekanizmi dhe të thoni po na pengon institucioni filan. Për të tjerat jamë i gatshëm të jap llogari kur të doni. Keni një keqkuptim të madh që është për të ardhur keq. Mbushni botën me alarme falco, për fantazma që janë në imagjinatën tuaj që nuk ekzistojnë. Pas takimit konsultues, nëse ju arrini në peërfundimin se kjo agjenci duhet hequr do ta heq, ju jap fjalën. Në të kundërt do i shkruani të gjithë njerëzve që keni alarmuar nga falni, por ishte alarm fals.” u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: