Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Polonisë, Karol Bachura, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri.
Kryetari Ruçi e falenderoi Ambasadorin Bachura për kontributin në fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen që Polonia i ka dhënë integrimit europian të Shqipërisë.

Prej vitit 1937, kur jane vendosur marrwdhwniet diplomatike midis dy vendeve e deri më sot, bashkëpunimi dypalësh është forcuar. Gjatë viteve të fundit ato janë fuqizuar edhe nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë dhe organizimin e veprimtarive të rëndësishme të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe tregtar.

“Shqipëria i është mirënjohëse Polonisë për mbështetjen e saj të vendosur për integrimin europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor si edhe për kontributin aktiv për sigurimin e mbështetjes edhe të Grupit të Vishegradit. Ne vlerësojmë vizionin e Polonisë për domosdoshmërinë e integrimit të rajonit në BE dhe për të mos e lenë atë nën rrezikun e influencave joperëndimore. Ju jemi gjithashtu mirënjohës edhe për mbështetjen për rindërtimin pas pasojave të tërmetit të 26 nëntorit dhe ndihmën për përballimin e pandemisë.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ambasadori Karol Bachura falenderoi Kryetarin e Kuvendit për vlerësimin e bashkëpunimit shqiptaro-polak si edhe vlerësimin e kontributit të tij si Ambasador në fuqizimin e këtij bashkëpunimi. Ai vuri në dukje se Polonia dhe Grupi i Vishegradit, si një model i suksesshëm bashkëpunimi, do të vazhdojnë të mbështesin integrimin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe kjo ndihmë do të vazhdojë edhe gjatë procesit të negociatave dhe anëtarësimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb