Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka kritikuar Komitetin e Ekspertëve për vendimin e fundit për të lejuar seancën parlamentare të të enjtes në Kuvend dhe nga ana tjetër për të mbajtur ende mbyllur universitetet.

Vasili thotë se hapja e Kuvendit ndërkohë që nuk lejohen me urdhër grumbullimet mbi 10 veta s’ka asnjë argument apo logjikë shkencore.

Ai thekson se Komiteti Teknik i Ekspertëve merr në mëngjes urdhërin e qeverisë dhe partisë, dhe në darkë e deklaron si urdhër për qytetarët.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

 

Komiteti i Eksperteve(i Partise) mbyll Universitetet dhe hap Parlamentin!?
Dje Komiteti i Eksperteve vendosi qe Universitetet te vazhdojne on line pa afat sepse situata ishte renduar.
Sot po i njejti Komitet Ekspertesh lejon Parlamentin te beje seance plenare!
Kur parlamenti pezulloi seancat dite me pare ne 16 nentor rastet ishin 602 dhe humbjet e jetes ishin 8 raste, ndersa sot rastet jane mjaft me shume rreth 800 raste dhe humbjet e jetes 19 pra dy here e ca me e larte.
Pra rritja eshte realisht kritike dhe e rende!
Rritje 25% te rasteve te reja epidemiologjikisht fakt i rende dhe i pakalueshem dhe vdekjet rriten me mbi 200%.
Cfare argumente shkencore dhe teknike perdor ky Komitet Ekspertesh??
Asnje argument! Zero logjike shkencore! Zero analize objektive dhe te paanshme!
Thjesht marrin Urdherin e qeverise e te partise ne mengjes dhe e kthejne ne urdherin e Komitetit te Eksperteve!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb